Vazhdon puna në Elbasan–Qafë-Thanë, Balluku: Synojmë daljen me tunel në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv. kryeministrja Belinda Balluku, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në kantierin e lotit 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.
E shoqëruar nga Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka thënë se synojmë që ti shkojmë përballë projektit të Korridorit të 8 të nisur nga pala e Maqedonisë së Veriut.
Sipas saj, në 2027 Korridori i 8 do të jetë i aksesuesshëm nga përdoruesit e mjeteve ku është parashikuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të lidhet edhe nëpërmjet një tuneli rreth 5.8 km
“Kjo rrugë do të ketë dy baypase. Një nga baypaset me të rëndësishëm është ai i Elbasanit , i cili lidh tre autostrada njëkohësisht, Elbasan-Maqedoni e Veriut, lidh autostradën Tiranë-Elbasan dhe do të lidh pjesën nga Elbasani deri në Rrogozhinë duke u lidhur me korridorin blu. Baypas i Librazhdit i cili është ndarë në disa faza punimesh. Brenda 2027 të kemi mundësi që ti shkojmë përballë projektit me Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë kohë vetës vetëm për tunelin lidhës” u shpreh Zv/Kryeministrja Balluk.
Sakaq, Balluku ka theksuar se me Bypass-in e Elbasanit do të kemi shumë benefite, siç është ai kryesori, zhvillimi i ekonomisë.
Ndër të tjera ajo theksoi se “ajo që është e rëndësishme dhe që duhet thënë, është që tashmë ne kemi një ndihmë për Portin e Durrësit dhe Portin e Strugës. Tashmë Bypass-i i Elbasanit ka një sër benefitesh, për shembulli, nuk mund të ndërtohet Formula 1, pasi jeni në përfundim sepse kemi mbyllur kontratat të gjitha”, tha ndër të tjera ministrja”.
Ndër të tjera, ajo ka njoftuar se synojnë një dalje të re në Maqedoninë e Veriut, përmes një tuneli.
Ndërsa nga ana e tij, Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, u shpreh se, “Nga diskutimet që kemi pasur me palën e Maqedonisë së Veriut do të kemi një datë se kur do të hapet. Mendoj që është dhe mënyra e mirë, pasi përveç kostove financiare, shkurton dhe kohën. Këtu kemi një kontratë 12-mujore, deri tani nuk kemi pasur shpronësime
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




