Vendimi, qeveria shpërblen pensionistët për fundvit

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministri i Ekonomisë Ervin Mete ka bërë të ditur se qeveria ka marrë vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit.

Bonusi i fundvitit pritet të jetë në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Sipas Metes, bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

“Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit”, shkruan Mete.

Ai nënvizon se ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti pas atij të akorduar në muajin prill. Ndërsa shpjegon se në 3 vitet e fundit për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë.   

“Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit”, shpjegon Mete.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme