Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Ekonomi | 3 vite më parë

“Shqipëria po punon intensivisht në zhvillimin e infrastrukturës, bashkëpunimin rajonal dhe reformat integruese për përfshirje në tregjet elitare të BE-së me produkte cilësore duke synuar rritjen e mëtejshme të eksporteve të produkteve shqiptare”. 

Deklarata është bërë nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila mori pjesë në panelin e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga UNIDO, në Vjenë. tema e saj ishte “Industrializimin në vendet me të ardhura të mesme: Një forcë lëvizëse për zhvillim të qëndrueshëm”.

Denaj vuri në dukje se ekspertiza e UNIDO do të mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në përshpejtimin e procesit të bashkimit të fermerëve dhe krijimit të zinxhirit të vlerës, rritjen e cilësisë dhe standardeve të produkteve, në veçanti në lidhje me frutat, perimet dhe bimët mjekësore, duke synuar shkallë më të lartë në industrializim si një motor i zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministrja Denaj u ndal në reformat e bëra nga qeveria shqiptare për kalimin në një ekonomi të drejtuar nga teknologjia, me synim rritjen e vlerës së punës dhe produkteve, zinxhirin e vlerës dhe aksesin në tregje

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme