Nafta pa akcizë, procesi përfundon në fund të dhjetorit

Ekonomi | 3 vite më parë

Të gjithë fermerët që kanë aplikuar për të përfituar naftën pa akcizë do të marrin sasinë në bazë të sipërfaqeve që zotërojnë. 

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë, Vullnet Gjolla ka bërë me dije se deri në fund të muajit dhjetor fermerët duhet ta tërheqin sasinë e naftës. Këtu përfshihen fermerët potencialë dhe superpotencialë që nuk e kanë tërhequr të gjithë sasinë për të cilën kanë aplikuar. ” Sapo ne ti njoftojmë fermerët duhet të vijnë të marrin naftën” tha zoti Gjolla për RTSH.

Në qarkun e Korçës kanë aplikuar në skemën e naftës 10 750 fermerë, nga të cilët kanë përfituar rreth 7500, ose rreth 70% e tyre. Pjesa tjetër do të marrë kartat e naftës pa akcizë deri në fund të dhjetorit.

Gazetare Heriselda Dyrmishi 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme