Sektorioza prek grurin, specialisti Ilir Mehmeti: Të nisin trajtimet për mbrojtjen e të mbjellave

Ekonomi | 3 vite më parë

Sektorioza ose siç njihet ndryshe zverdhja e grurit ka prekur këtë kulturë në fushën e Maliqit.

Për të këshilluar fermerët mbi trajtimet që duhet të kryejnë për mbrojtjen e të mbjellave në këtë situatë është zhvilluar një takim me fermerë potencialë në fshatin Orman, ku i pranishëm ishte dhe specialisti i bujqësisë, profesor Ilir Mehmeti.

“Shkalla e infeksionit nuk është shumë e lartë dhe do të shohim për trajtime të mëvonshme në mars kur bima të jetë zhvilluar në dy nivele. Masat agroteknike janë kryesoret për kontrollin e kësaj sëmundjeje dhe u kemi rekomanduar varietetet që janë rezistente për këtë sëmundje, triorimin, dezinfektimin e farës dhe mbjelljen në afatet optimale,” tha z. Mehmeti.

Gruri dhe misri janë 2 prej kulturave bujqësore që mbillen më së shumti nga fermerët në fshatin Orman.

Gjatë vitit të kaluar, për shkak të subvencionimit që fermerët përfituan nga skema mbështetëse e Qeverisë, pati një shtim të sipërfaqeve të mbjella me këtë kulturë me rreth 500 ha më tepër, por problem për ta ngelet sigurimi i tregut të shitjes.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur reshje intensive shiu, çka ka sjellë prezencën e ujit në tokat e mbjella me grurë, ndaj këshillohen fermerët që të bëjnë kullimin e tyre në mënyrë që lagështia të mos sjellë shfaqjen e sëmundjeve në bimë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme