Mete takohet me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Financave të Malit të Zi, diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin e  Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj, njëherësh Ministër i Zhvillimit Ekonomik, dhe Ministrin e Financave të Malit të Zi, z. Novica Vuković.

Takimi u zhvillua gjatë pjesëmarrjes së Ministrit në Ministerialin e Shkupit, ku u prezantua nga Komisioni Evropian Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Mete uroi Zv.Kryeministrin Gjeloshaj dhe Ministrin Vuković për detyrën në qeverinë e re të Malit të Zi, e zgjedhur në 31 tetor 2023.

Gjatë takimit, palët biseduan mbi vijimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në fusha të ndryshme dhe me përfitime dypalëshe.

Po ashtu, bisedimet u fokusuan edhe në ecurinë e projekteve të përbashkëta mes dy vendeve, si ato në fushën e energjisë apo në lumin Buna, ndërlidhjen në fushën e transportit dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Ministri Mete dhe Zv.Kryeministri Gjeloshaj theksuan nevojën për krijimin e një sinergjie të përbashkët për të bashkëpunuar në kuadër të reformave për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme