Përfundon procesi i Censit 2023, nis verifikimi në terren

Ekonomi | 3 vite më parë

Ka përfunduar procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. INSTAT njofton se po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, proces që do të vijojë deri në datë 24 nëntor.

“Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 nëntor-20 dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura”, njofton INSTAT ndërsa i bën thirrje qytetarëve të lehtësojnë punën e stafit.

Grumbullimi i të dhënave nisi më datën 18 shtator 2023 dhe fillimisht ishte parashikuar të zgjaste 6 javë për të përfunduar në fund të tetorit, por duket se koha fillestare nuk ka qenë e mjaftueshme duke bërë që procesi të zgjatet deri  më 15 nëntor.

Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme