Buxheti 2024/ Balluku: Ndërtojmë 255 km rrugë të reja vitin e ardhshëm

Buxheti i vitit 2024 mbështet me më shumë fonde sektorët prioritarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku përfshihen projekte të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, portuale, hekurudhore dhe energjetikë.
Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se vitin e ardhshëm parashikohet të ndërtohen 255 km rrugë të reja.
Programi për Transportin Rrugor është një nga prioritetet e qeverisë për periudhën 2024-2026.

Buxheti i vitit 2024 me fond 52.7 miliardë lekë mbështet 11 sektorë prioritarë të MIE-së, nga të cilat programi për investimeve në infrastrukturën rrugore, adreson një fond prej 23.18 miliardë lekësh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




