Projektbuxheti 2024, Rama: Rriten me 15 mijë lekë pagat për infermierët

Ekonomi | 3 vite më parë

Pagat e infermierëve do të rriten me 15 mijë lekë në buxhetin vitit 2024.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë 14.207 infermierë.

Buxheti prej 98,72 miliardë lekë (rreth 950 milionë euro) është më i larti i akorduar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar për sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Buxheti 2024 mbështet transformimin radikal të shëndetësisë shqiptare, përmes fuqizimit të mjekut, infermierit, rritjes së mbulimit universal dhe modernizimit të mëtejshëm të spitaleve dhe qendrave tona shëndetësore

Ai rithekson rolin qendror të mjekut dhe infermierit në strategjinë për shëndetësinë, duke mbështetur një rritje të mëtejshme të pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e autonomisë spitalore.

Ky buxhet vijon në rrugën e investimeve kapitale, duke hapur kantiere të reja modernizimi anembanë vendit. /ATA

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme