Lezha, 1.5 milionë turistë në 10 muaj

2023 ishte një vit i suksesshem për turizmin në Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare përgjatë 10 muajve të këtij viti, ky rajon është vizituar nga rreth 1.5 milion vendas dhe të huaj.
Interesi më i lartë ka qenë për bregdetin e Shëngjinit, por edhe për turizmin historik, religjoz dhe kulinar.
Shërbimet e përmirësuara si dhe promovimi për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj është çelësi i suksesit.
Pjesa më e madhe e vizitorëve në Lezhë kanë qenë shqiptarë nga Kosova, por sipas të dhënave ka patur një trefishim dhe të turisteve të huaj.
Me një vijë bregdetare prej 26 km dhe bukuri të shumta natyrore, Lezha është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer, ku numri i vizitoreve çdo vit e më shumë po rritet.
Gazetare Hersielda Dyrmishi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




