Shqipëria dhe Kosova angazhim për bashkimin e tregjeve energjetike

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti priti në një takim kryetarin e Bordit të Rregullatorit të Kosovës, Ymer Fejzullahu dhe delegacionin që e shoqëronte.
Temat e diskutimit u fokusuan ndër të tjera në harmonizimin e bashkëveprimeve ndërmjet dy rregullatorëve për metodologjinë e tarifës së NEMO-s, si dhe me çështje të tjera të cilat lidhen me bashkëpunimin e dy rregullatorëve.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e të dy rregullatorëve patën gjithashtu diskutime mbi bashkërendimin e punëve lidhur me operimin e tregut të përbashkët të Ditës në Avancë.
Ky takim i Bordeve të të dy rregullatorëve, çon përpara procesin e bashkimit të tregjeve Shqipëri-Kosovë, duke vendosur fokusin në rëndësinë që ky bashkëpunim ka jo vetëm për tregjet përkatëse të energjisë elektrike, por edhe për zhvillimet e mëtejshme të tregjeve në rajon e më gjërë.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




