Rritet çmimi i vajit të ullirit, kërkesa për prodhimin shqiptar zbraz stoqet e fermerëve
Bujqësia shqiptare njohu vitin e kaluar një mbiprodhim të vajit të ullirit, ndërsa në vendet e BE ai po kthehet gradualisht në një produkt të çmuar.
Shkak i kësaj situate u bë thatësira që preku vende si Italia dhe Spanja, dy prej prodhuesve kryesorë të kontinentit.
Sipas të dhënave të Eurostat, në ndryshim nga produkte të tjera parësore si gjalpi, patatja apo veza, vaji i ullirit është rritur me 75 %.
Por si po ndikon kjo rritje në tregun vendas?
Thatësira ka ndikuar edhe në Shqipëri, duke ulur prodhimin dhe për pasojë rritja e çmimeve është evidente. Sipas prodhuesve me të cilët kontaktoi RTSH, çmimi është rreth 600 lekë për litër. Në rritjen e çmimit ka ndikuar edhe kërkesa në rritje e importit.
Në muajt në vijim parashikohet një rritje e mëtejshme e çmimeve të këtij produkti.
Stina e nxehtë e verës, por edhe ciklit prodhues, po bëjnë që këtë fundviti në tregun vendas të ketë një sasi më të vogël vaji ulliri.
Ndërkohë hapja e eksportit për vajin shqiptar drejt Italisë ka zbrazur stoqet e fermerëve shqiptarë të cilët e shitën produktin e tyre me 400 lekë kilogrami.
Gazetar Omer Saraçi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




