Buxheti për energjinë dhe infrastrukturën 2024/Balluku:Janë planifikuar 47.2 miliardë lekë investime

Ekonomi | 3 vite më parë

Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024 parashikohet në 52.87 miliardë lekë.

Zëri “Investime” do të jetë 47.2 miliardë lekë. 

Ministrja Belinda Balluku në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, gjatë një seance on line, tregoi edhe ndarjet kryesore.

Ajo veçoi sektorin energjitik, ku përmendi investimet për matësa inteligjentë, ndërkohë që pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes operatorëve të transmetimit shqiptar dhe italian për linjën nënujore të transmetimit të energjisë mes 2 vendeve.

Ministrja Balluku theksoi se gjatë vitit të ardhshëm do të hapet  gara për ndërtimin e rrjetit të gazit Fier – Vlorë, me një gjatësi prej 33 km, që do të mundësojë lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC Vlorë.

Zonja Balluku u ndal edhe te investimet në ujësjellës, ku priortiet për vitin që vjen iu jepet zonave bregdetare. 

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme