Rritet me 10.4 përqind buxheti për vendorët

Ekonomi | 3 vite më parë

Qeveria shqiptare parashikon të rrisë buxhetin për njësitë e qeverisjes vendore me  10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Në vlerë absolute buxheti arrin në nivelin e 71 miliardë lekëve.

Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë e qeverisjes vendore parashikohet në 24.3 miliard lekë, transferta e pakushtëzuar sektoriale 10.7 miliard lekë, transferta sektoriale për pagat 1.5 miliard lekë dhe të ardhura të tjera prashikohen në 34.5 miliard lekë.

Për Agron Haxhimalin, ekspert i qeverisjes vendore, rritja e buxhetit duhet të shoqërohet me një adresim më të mirë të funksioneve dhe kompetencave të bashkive.

Por ai mendon se rritja e buxhetit nuk po sjell një ndarje të mirëpërcaktuar për 42 funksionet e njesive të qeverisjes vendore.

Eksperti Haxhimali vlerëson se buxheti 2024 do të vijojë të kontribuojë në zvogëlimin e borxheve të trashëguara të njësive të qeverisjes vendore ndonse nuk do ta eleminojmë përfundimisht atë.

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme