Ndërtimi drejt epokës së re, në panairin e ndërtimit u prezantuan materialet e reja “smart”

Ekonomi | 3 vite më parë

Qytete inteligjente, që u përgjigjen nevojave të komunitetit, të cilat ofrojnë lëvizshmëri novatore, është një nga sfidat  do të diskutohet gjatë 3 ditëve të edicionit të 4 të Panairit të Ndërtimit që është hapur në Tiranë. 

Ky panair shërben si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës, planifikimit urban dhe publikut të gjerë. 

Platforma do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja për Shqipërinë, siç janë zgjidhjet efektive, materialet dhe pajisjet e duhura për të siguruar kushtet për realizimin e  ndërtimeve të zgjuara. 

Për kryetarin e komisionit të ekonomisë dhe financave në parlamentin shqiptar, duhet bashkëpunimin i gjerë për të zgjidhur sfidat në këtë sektor.
 
Në Edicionin e 4 të Panairit të Ndërtimit marrin pjese 60 marka kombëtare e ndërkombëtare që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia , Austria e Çekia.

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme