Kursi i këmbimit, dollari amerikan vijon rritjen, euro në të njëjtat kuota si ditën e djeshme

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, krahasuar me një ditë më parë. Valuta amerikane blihet me 114 lekë, ndërsa shitet me 115.3 lekë. Euro mbetet thuajse në të njëjtat shifra ku sot blihet me 116.3 lekë, ndërsa shitet me 117 lekë.
Një rritje nga dje ka pësuar edhe paundi britanik, që blihet me 136.8 ndërsa shitet me 138.4 lekë. Franga zvicerane sot blihet me 118.1 lekë, ndërsa shitet me 119.4 lekë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




