A po zbehet dashuria? Hoxha: Duhet vlerësim dhe respekt reciprok në çift, në të kundërt kthehet në toksike

Në ditën e të dashuruarve, Shën Valentini, në emisionin “Jetë Shqiptare” është diskutuar mbi dashurinë në kohën e sotme, nëse ajo po zbehet apo jo.
Hoxha Hajredin Dizdari tha se çiftet duhet të kuptojnë që një lidhje e shëndetshme ka nevojë për respekt dhe vlerësim reciprok, në të kundërt do të kthehet në një lidhje toksike.
“Dy njerëz mund të duhen por mund të jenë edhe në raport toksik në dashurinë e tyre. Nuk është që dy njerëz që duhen duhet t’ia kalojnë mirë, njerëzit duhet të respektojnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrit dhe ta kultivojnë atë që do e çojë këtë raport përpara. Mund të ketë raporte që mund të shkojnë përpara edhe nëpërmjet vlerësimit dhe respektit dhe mbështetjes reciproke por me mungesën e dashurisë të cilat mund të jenë raporte jetëgjatë. Jo çdo raport ka nevojë për një dashurinë e flaktë dhe të fuqishme, pasi ka raste ka çifte që kanë këtë fuqi por mund të jenë toksikë për njëri-tjetrin”, tha Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




