Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, rekord historik me 7 milionë pasagjerë gjatë 2023

“Tirana International Airport” (TIA) mirëpriti sot pasagjerin e 7-miliontë për vitin 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka pasur brenda një viti.
Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë.
“Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave ‘low cost’,” deklaroi Piervitorio Farabi (o. Piervittorio Farabbi), drejtori operativ i TIA-s.
Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, z. Farabi tha se TIA do të vazhdojë të ofrojë shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




