Afta Epizootike në Greqi, Shërbimi Veterinar në Gjirokastër shton kontrollet në territor
Rreziku i përhapjes së sëmundjes së Aftës Epizootike në vendet fqinje ka vënë lëvizje edhe Shërbimin Veterinar në Gjirokastër. Pas konfirmimit të rasteve në Greqi, institucionet përgjegjëse kanë shtuar kontrollet dhe masat parandaluese në terren.
Sipas veterinerit pranë Agjencisë së Bujqësisë në Gjirokastër, Krenar Veliu monitorimi i fermave dhe i tregtimit të produkteve blegtorale është intensifikuar, ndërsa është kërkuar bashkëpunim maksimal nga fermerët dhe subjektet tregtare për të parandaluar çdo rast të mundshëm infektimi.
“Është një sëmundje që prek kryesisht lopët, delet, dhitë dhe derrat dhe është një sëmundje që shkakton dëm ekonomik”, u shpreh veterineri.
Qarku i Gjirokastrës, numëron 220 mijë të imta dhe rreth 11 mijë gjedhë, specialistet apelojnë që çdo shenjë e dyshimtë tek bagëtitë të raportohet menjëherë.
“Qoftë krerët që vijnë nga jashtë apo dhe ato vendase duhet të mbajnë kontakt me veterinerin më të afërt për të paraqitur tek ata të gjitha shqetësimet”, tha ai.
Qëllimi mbetet mbajtja nën kontroll e situatës dhe parandalimi i përhapjes së sëmundjes në territorin e qarkut.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





