Aksident i rëndë në Egjipt, të paktën 32 të vdekur dhe 63 të plagosur

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një aksident në Egjipt ku u përfshinë disa automjete. Aksidenti ndodhi këtë të shtunë në rrugën Kajro-Aleksandria, 131 km në veri të kryeqytetit Kajro.
Të paktën 63 persona janë lënduar, tha ministria e shëndetësisë.
Gazeta shtetërore Al-Ahram tha se në aksident u përfshinë një autobus me pasagjerë dhe disa makina, disa prej të cilave morën flakë.
Të paktën 20 autoambulanca u dërguan në vendin e aksidentit, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Ministri i Shëndetësisë Dr Khaled Abdel Ghaffar tha se të plagosurit u transferuan në një spital në Wadi al-Natrun, ndërsa të tjerët u dërguan në Al-Nubaria./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




