Akti normativ për ndryshimet në buxhet/ Balla nga Kavaja: Pagesë për orët jashtë orarit

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë këtë të enjte në Komisariatin e Policisë së Kavajës nga ku ka deklaruar me miratimin e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e 2023-shit, do të sigurohet mbështetje financiare për një sërë detyrimesh të prapambetura ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës.

“Detyra ime është me trajtimin e duhur financiar të policisë. Kemi kaluar në qeveri një akt normativ ku i japim zgjidhje detyrimeve të prapambetura me orët jashtë orarit. Akti normativ hyn në fuqi menjëherë. Çdo orë jashtë orarit të punës e kryer nga ju do kryhet pagesa dhe për problematika të ngritura nga ju për pjesën e uniformës.

E rëndësishme që përgjatë procesit të rikthimit të besimit të [publikut te policia e shtetit, duhet të shoqërohet me një qasje të re që duhet të kenë ndaj uniformës së policisë së shtetit.

Me ndryshimet në buxhet, do kemi rritje e cila natyrshëm nuk është sa duhet, por është hap i madh krahasuar me rritjet në vitet e kaluara.

Do publikojmë listën e përfituesve të 100 banesave të para këtë javë. Në fillim të 2024 do ketë dhe 300 banesa të tjera.

Janë 900-1.000 punonjës policie pa shtëpi, brenda 2024-2025 punonjës policie pa shtëpi nuk do të ketë”, tha Balla.

Ministri u shpreh më tej se në Drejtorinë e Durrësit dhe Komisariatin e Kavajës, ka një listë për personat që rezultojnë të kenë dënime, ku kërkoi insistim për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“E vërteta është që në këtë komisariat si në kuadër të kësaj drejtorie ka një angazhim të mirë të forcave të policisë. Dua të nxis më së shumti departamentin e policisë kriminale për tu fokusar të ngjarjet e vjetra të pazbuluara dhe te evidentimi, arrestimi i personave që rezultojnë të kenë dënime, por juk janë sot para drejtësisë.

Në drejtorinë e Durrësit dhe Komisariatin e Kavajës kemi një listë dhe dua që të insistojmë për të zbatuar vendimet e gjykatave dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”, tha Balla teksa theksoi se mendohet krijimi i një force kombëtare të sigurisë që të mbështesë komisariatet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme