Alibali: Incidenti i Presidentes së Maqedonisë së Veriut, i qëllimshëm

Politikë | 2 vite më parë

Të qëllimshëm e ka konsideruar analisti Neritan Alibali incidentin e Presidentes së Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë betimit në Kuvend e quajti vendin e saj “Maqedoni”.

Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Alibali tha se qëndrimi i presidentes ishte i njëjtë me atë që ajo kishte mbajtur gjatë fushatës elektorale, ku e kishte deklaruar se do ta quante vendin Maqedoni dhe jo Maqedoni e Veriut.

Megjithatë, sipas Alibalit, ky do të jetë incidenti i fundit pasi politikën e vendit e përcakton qeveria, ndërsa Presidenti ka vetëm rol ceremonial.

“Destabilizmi i Maqedonisë së Veriut mund të vijë vetëm nga faktorët brenda Maqedonisë së Veriut që janë maqedonasit dhe shqiptarët. Vetëm një përplasje e këtyre dy faktorëve që përbëjnë Maqedoninë e Veriut, vetëm atëherë mund të destabilizohet Maqedonia e Veriut dhe më pas Ballkani. Incidenti që ndodhi me betimin e Presidentes ishte i qëllimshëm patjetër sepse Presidentja që në fushatë elektorale e kishte deklaruar se do ta quante Maqedoni dhe jo Maqedoni e Veriut dhe ishte vazhdimësi e asaj fushate. Duhet parë kur të bëhet betimi ose qëndrimi i partisë që ka fituar pushtetin sepse sipas Kushtetutës së Maqedonisë së veriut Presidenti ka një rol ceremonial pa  pushtet dhe politikën e zhvillon qeveria. Them se ky do të jetë i fundit incident në lidhje me këtë sepse Maqedonia e Veriut nuk ka as forcën sepse reagimi nga komuniteti ndërkombëtar ka qenë i menjëhershëm”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme