Alibali: Shqipëria të bindë 5 vendet e BE-së që të njohin Kosovën

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në Radio Televizionin Shqiptar se Shqipëria duhet të ndërmarrë një proces të atillë të që bindë 5 ndër vendet e Bashkimit Evropian që të njohin Kosovën, që deri më tani kanë refuzuar ta njohin.
Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të 24 shtatorit të sulmit serb në Banjskë të Kosovës, Alibali theksoi se tashmë synimi i Bashkimit Evropian është që të arrihet një njohjes formale e Kosovës nga ana e Serbisë.
“I gjithë synimi i Bashkimit Evropian është që të arrihet në njohje formale, njohje reciproke, njohje faktike. Në procesin e Berlinit ulen nëpër tavolina, thonë që do t’i fusin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok në BE dhe ato 5 vende nuk njohin Kosovën. Krahas dialogut dhe uljes në tryezë dhe gjetjes së zgjidhjeve për të arritur njohjen e Kosovës nga Serbia duhet të ketë edhe një proces paralel që duhet ta ndërmarrë qoftë edhe Shqipëria. Procesi për të bindur këto vende që ta njohin Kosovën sepse Kosovën duhet ta njohë Serbia dhe të bëhet anëtare e OKB-së. E çfarë nëse nuk e njeh Serbia Kosovën, nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh Alibali.
Vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën deri më tani janë Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




