Alibali: Shqiptarët kanë përjetuar diskriminim kolektiv nga mediet greke

Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se shqiptarët në Greqi kanë përjetuar diskriminim më të madh kolektiv që mund ti bëhet një komuniteti nga ana e medieve greke.
Sipas Alibalit, nuk është problemi se sa njerëz ka çuar Rama në Greqi, por duhet ndaluar tek mesazhet, të cilat u bënë me koshiencë nga ana e kryeministrit.
“Është strategji për të tërhequr vëmendjen. Mediet greke bënë komente të cilat i vlerësojë si broçkulla, ndërsa politika greke ka ndenjur pak e distancuar. Nuk ka ra në kurthin e Ramës. Jehona ishte më e madhe se mitingu. Ai ishte një takim politiko- elektoral. Të gjithë politikanët bëjnë gjëra të tilla. Budallallëku i medieve greke, ku ra për fat të keq dhe opozita shqiptare, ishte se ra në atë kurthin e Ramës. Politika greke reagojë për atë që bëri Presidentja e Maqedonisë së Veriut, kur e etiketoj vendin Maqedoni. Dërdëllisin mediet se do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Greqisë, për Ramën a thua se ishte ngjarja më e madhe në botë apo po cenohet siguria e Greqisë. Shqiptarët kanë dhënë dhe kanë punuar për rritjen ekonomike të Greqisë. Nga ana tjetër, ata kanë përjetuar diskriminimin më të madh si komunitet nga mediet greke.”, tha Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




