Ambasadorja greke kërkon të takojë Xhaçkën për Fredi Belerin, Idrizi: E papranueshme, ministrja t’i drejtohet me notë proteste

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar të papranueshme faktin se Ministria e Jashtëm greke të kërkojë që ambasadorja greke të takojë ministren Olta Xhaçka për rastin e shoqërimit në polici të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Bejleri.

Idrizi thotë se ky takim nuk duhet të ndodh dhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka duhet t’i dërgojë notë proteste Greqisë për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen !!! Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kandidat për Bashkinë e Himarës që është shtetas shqiptar me kombësi greke?

Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri ? !!!

Ministria znj Olta Xhacka , nuk duhet të takojë Ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”, shkruan Idrizi.

Sipas CNN.gr, ka qenë Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili ka udhëzuar ambasadoren Konstantina Kamitsi që të zhvillojë vizitë në Ministrinë e Jashtme, ndërsa sipas tyre, takimi pritet të zhvillohet sot (12 maj).

Bejleri, së bashku me avokatin e tij dhe dy anëtarëve të stafit, janë shoqëruar pak pas mesnate nga Policia, në Komisariatin e Vlorës.

Bejleri ka qenë në ambientet e restorantit të tij, në momentin që është rrethuar nga policia, ngjarje e cila vjen dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme