AMF: Portofoli i sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës rritje me gati 10%
Vëllimi i primeve në portofolin “sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë periudhës janar-nëntor 2020, u rrit me 9.67%, ndërsa vërehet një rritje me 3.25% edhe e numrit të kontratave të sigurimit.
Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në portofolat e “pronës, përgjegjësive e garancive” të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2020 siguruan mbi 2,533 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë “zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” me rreth 60.21% të totalit, të pasuara nga sigurimi i “përgjegjësisë së përgjithshme” me 30.68% të totalit.
Në total, primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-nëntor 2020 arritën rreth 5,379 milionë lekë, 4.78% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar, po ashtu u ul me 43.05% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2020, patën ulje me 3.12% kundrejt periudhës janar-nëntor 2019.
Të ardhurat nga sigurimet e “aksidenteve dhe shëndetit”, gjatë periudhës janar-nëntor 2020, arritën në rreth 941 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 13.54% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2019.
Ndërsa primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2020, arritën rreth 1,002 milionë lekë, ose 6.14% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019./Atsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




