Ana e Malit, zona me tradita bujqësore, fermerët kërkojnë më shumë investime dhe mbështetje për zhvillim
Ana e Malit, në bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë me prodhimtari të lartë bujqësore, pavarësisht përmbytjeve të shpeshta. Fermerët kultivojnë ullinj, shegë dhe fruta të ndryshme, duke shfrytëzuar tokën pjellore dhe klimën e favorshme. Megjithatë, dëmet nga përmbytjet kanë ndikuar në prodhim dhe në të ardhura. Ata kërkojnë më shumë mbështetje, investime dhe subvencione për zhvillimin e bujqësisë.
Ndërkohë, një fshat me bukuri dhe perspektivë është Oboti në këtë njësi. Sipas banorëve, ky fshat ka një rëndësi të veçantë historike dhe gjeografike, pasi ndodhet shumë pranë kufirit me Malin e Zi. Ata kërkojnë që institucionet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj zone.
“Ka pas prodhime shumë të mira këtu dhe pse të mos jetë dhe fshati Obot pikë turistike”, u shpreh Vinçenc Gocaj, banor i fshatit Obot.
Pavarësisht sfidave të vazhdueshme nga përmbytjet, Ana e Malit mbetet një zonë me potencial të madh bujqësor.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





