Aplikimet e fermerëve për naftën pa taksa , vijojnë në Tepelenë

Sociale | 6 vite më parë

 

Aplikimet e fermerëve  për të përfituar naftën pa taksa vijon ende në qytetin e Tepelenës. Sipas  specialistit të sektorit  të Bujqësisë  Çelo Çela  deri tani janë kryer 18 aplikime por shtyrja e afatit  për këtë proçedurë ka sjellë interes nga fermerët .  Ky i fundit bën me dije se edhe për ata fermerë të penalizuar për shkak  të mungesës së dokumentacionit  tashmë është dhënë mundësia e riaplikimit me qëllim përfitimin  të  naftës kjo duke  marrë  parasysh që kjo zonë është mirënjohur për sektorin  e bujqësisë e blektorisë.

“ Që prej nisjes së kësaj procedure intersimi I fermerëve ishte I lartë , sepse rrethi I Tepelenës njihet për sektorin e bujqësisë e e tej atë të blektorisë. Fillimisht duhet thënë se fermerët ishin pak skeptik , por duke qënë se ne terren u angazhuan edhe  specialistët për orientimin dhe ndihmesës e plotësimit të dokumentacioneve për të përfituar naftën pa taksa pati edhe më shumë kërkesa pranë zyrës së Bujqësisë në Tepelenë. Për të përfituar deri tani e kanë marë 18  fermerë por afati I cili për  këtë subvencion është shtyrë deri në fund të muajit mars ka sjellë sërish rritjen e kërkesave .”

 Ndërkaq pranë zyrave të Bujqësisë Tepelenë ka nisur edhe çelja e subnevcionimeve për fermat projekti I cili do të vijojë deri në muajin maj të 2021 .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme