Ardi Veliu dorëhiqet nga drejtimi i AMP-së

Politikë | 3 vite më parë

Ardi Veliu ka hequr dorë nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas informacioneve të siguruara nga RTSH-ja, Veliu mblodhi vartësit e tij për t’u komunikuar dorëheqjen nga kryetar i AMP-së, institucion i cili merret me shqyrtimin e ankesave apo parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me punonjësit e policisë, Gardës së Republikës dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Mësohet se dorëheqja e fundit e Veliut lidhet me arsye personale.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022.

Më parë ai ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, si edhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri kur dha dorëheqjen në tetor 2021 duke cituar arsyet personale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme