Armëpushimi, lirohen nga burgjet izraelite 39 palestinezë

Botë | 3 vite më parë

Shërbimi izraelit konfirmon lirimin e 39 të burgosurve palestinezë. Kjo vjen pas lirimit të 17 pengjeve duke përfshirë izraelitë dhe shtetas të huaj. 39 palestinezët janë liruar në shkëmbimin e tretë pas marrëveshjes për armëpushimi katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit.

Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi në konferencën për mediat të mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë, se 4-vjeçarja amerikano-izraelite Abigail Edan u lirua të dielën, duke shënuar lirimin e parë të suksesshëm të një pengu amerikan që nga fillimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Po ashtu, Biden deklaroi se qëllimi i administratës së tij është të zgjasë pauzën e luftimeve në Gaza për të vazhduar për lirimin e sigurt të pengjeve dhe për të marrë ndihmë kritike për civilët në enklavë.

Gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ai dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të mbeten “personalisht të angazhuar për të parë se kjo marrëveshje është zbatuar plotësisht dhe do të punojnë për të zgjatur gjithashtu marrëveshjen.

Për javë të tëra unë kam mbrojtur pauzën duke luftuar për dy qëllime: për të rritur ndihmën për të hyrë për civilët e Gazës që kanë nevojë për ndihmë dhe për të lehtësuar lirimin e pengjeve”.

Sipas Bidenit marrëveshja e arritur midis Izraelit dhe Hamasit ishte “strukturuar në mënyrë që të mund të zgjerohej për të vazhduar mbi këto rezultate. Ky është qëllimi ynë: ta mbajmë këtë pauzë përtej ditës së nesërme”, tha Biden.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme