Arrestimi i Kokës, Vasili: Shumë vonë, pa asnjë vlerë!

Politikë | 5 vite më parë

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se është shumë vonë dhe pa asnjë vlerë për të falenderuar SPAK. Ai thekson se LSI do te zbardhë të plotë dhe deri ne fund këtë aferë para popullit shqiptar.
“Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar SPAK-un.
Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji.
Banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.
Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë.
Banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.
LSI do të zbardhë të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar.
Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme