ARRSH: Në disa segmente rrugore rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në disa segmente rrugore rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, pasi për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë prani të ngricave mbi trupin e rrugës.
“Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta”, bën të ditur ARRSH.
Ndërkohë ARRSH informon se gjatë orëve të para të mëngjesit, reshjet kanë pushuar dhe se është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
“Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare, por drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




