Arsenali “skuqet”, mundet nga Wolves

Arsenal ka pësuar një humbje 2-1 në fushën e Wolves dhe mbetet në vendin e dhjetë në klasifikim. Pas avantazhit të arritur në minutën e 33-të me anë të Pepe, autor i një të djathte të shkëlqyer, vendasit arritën të barazojnë në fundin e pjesës së parë me anë të Ruben Neves, i cili ekzekutoi saktësisht një penallti. Moutinho kompletoi përmbysjen në këtë sfidë me një goditje nga distance në minutën e 49-të.
David Luiz ishte lojtari që pengoi në mënyrë të parregullt Willian José dhe shkaktoi penalltinë, u ndëshkua me karton të kuq. Në këtë pikë, Wolves është i favorizuar, duke arritur të gjejë dhe golin e fitores me një goditje nga 30 metra të Moutinho.
Formacioni i Espirito Santos menaxhon mjeshtërisht lojën, ndërsa Arsenal humbet dhe shërbimin e portierit Leno, i cili ndëshkohet me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zone.
Arsenali nuk humbiste në Premier që nga 19 dhjetori, ndërsa Wolves rigjen suksesin pas nëntë javësh dhe ngjitet në kuotën e 26 pikëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




