Arsimi profesional- Blendi Gonxhja publikon shifrat: 4709 nxënës të regjistruar këtë vit më shumë se një vit më parë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, u shpreh se, arsimi dhe formimi profesional ofrohet në 29 shkolla dhe 10 qendra.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, që sipas tij do publikohen në fund të prillit, ministry Gonxhe deklaroi se, “4709 nxënës janë regjistruar në degët e arsimit profesional për vitin akademik 2023-2024. Këtë vit ka pasur 11% më shumë regjistrime se viti akademik i mëparshëm.
“Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë”, deklaroi ministri.
Ministri Gonxhe ka renditur dhe degët më të preferuara për arsimin profesional.
“Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3”, tha ndër të tjera Gonxhja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



