Atentat në Moskë, qëllohet disa herë me armë gjenerali rus, nuk dihet gjendja e tij

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është qëlluar disa herë dhe është plagosur në Moskë.
Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alekseyev, një figurë e rëndësishme në GRU, shërbimin ushtarak të inteligjencës së Rusisë. Ai u sulmua brenda një ndërtese banimi në periferi veriperëndimore të qytetit.
Pas sulmit, Alekseyev u dërgua menjëherë në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Ky është një tjetër rast ku një zyrtar i lartë ushtarak rus sulmohet në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, gati katër vjet më parë.
Alekseyev ishte nën sanksione të Bashkimit Europian, pasi GRU-ja u akuzua për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury, Britani, në vitin 2018.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




