Atletico “ngrin” Barçën: Alvarez largohet vetëm nëse paguhet klauzola prej 500 mln €

Merkato | 3 muaj më parë

“Mendoj se zgjidhja më e mirë është që unë të largohem, dua të realizoj ëndrrën time”. Me këto fjalë Julian Alvarez, në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Austrisë, ndezi është më shumë zërat e merkatos.

Sulmuesi argjentinas në fillim të qershorit u konsideruar nga Barça si objektivi numër një për të zëvendësuar Robert Leëandoëski-n. Ndërsa pak ditë më parë ishte Real-i skuadra që hodhi hapa konkrete në drejtim të këtij lojtari pasi i prezantoi Atletico-s një ofertë prej 150 milionë eurosh.

Por të gjitha këto zhvillime kanë detyruar ekipin madrilen që të mbajë sot një qëndrim të ashpër në këtë çështje. “Nuk ka asnjë shifër që Barça do të ketë mundësi të paguajë në këmbim të Jualian-it. Ai nuk do të shitet kurrë te Barcelona nëse nuk paguhet klauzola prej 500 milionë eurosh”, tha një burim në klub për “AS”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme