Baçi: Zjarri i xhaketës së Dash Sulës s’është asgjë përballë shpërfilljes së Kushtetutës

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Agim Baçi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi problemet duhen parë te shpërfillja që shumica parlamentare i ka bërë Kushtetutës dhe jo te zjarri i xhaketave apo karrigeve.

“Zjarri i një xhakete është i papërfillshëm përpara zjarrit që vjen nga shpërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Benzinën më shumë ja ka hedhur shumica nga shpërfillja e Kushtetutës. Pashë ministrin e Brendshëm dhe kryetaren e Kuvendit që kërcënuan deputetët. Ai nuk është ministër për rendin në Kuvend. Arroganca e shumicës është e tepërt. A po e bën popullin për vete me këto akte opozita? Kjo është çështje tjetër.”, tha Baçi.

/rtsh.al/

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme