Bajden kërkesë Kongresit për mbështetje afro 100 mld USD për Izraelin dhe Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë terroristët të fitojnë. Në një fjalim të mbajtur nga Zyra Ovale, Bajden u ka bërë thirrje amerikanëve për mbështetjen e tyre për dhjetëra miliarda dollarë financime për Izraelin dhe Ukrainën.

Presidenti amerikan do t’i kërkojë Kongresit sot miratimin urgjent të ndihmës financiare nga Shtetet e Bashkuara për Izraelin dhe Ukrainën të cilat po përballen me luftën e Hamasit dhe Rusisë.

Kërkesa e Bajden ndaj Kongresit pritet të jetë afërsisht 100 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm. Propozimi, i cili do të zbulohet këtë të premte, përfshin para për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin, ndihmën humanitare dhe menaxhimin e kufirit.

Gjatë gjithë fjalimit, ai bëri krahasime midis Izraelit dhe Ukrainës, Hamasit dhe Putinit. Ai theksoi, megjithatë, se Izraeli nuk duhet të bëjë të njëjtat “gabime” të bëra nga SHBA pas 11 shtatorit, kur, tha ai, amerikanët ishin “të verbuar nga zemërimi”.

 “Sado e vështirë që të jetë, ne nuk mund të heqim dorë nga paqja, nuk mund të heqim dorë nga një zgjidhje me dy shtete. SHBA mbetet e përkushtuar ndaj të drejtës së palestinezëve për dinjitet dhe vetëvendosje. Veprimet e Hamasit nuk e heqin këtë. Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme. Por ata e ndajnë këtë të përbashkët. Ata të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje. Kjo është arsyeja pse nesër do t’i dërgoj Kongresit dhe një kërkesë urgjente buxhetore për të financuar nevojat e sigurisë kombëtare të Amerikës për të mbështetur partnerët tanë kritikë, përfshirë Izraelin dhe Ukrainën. Është një investim i zgjuar që do të paguajë dividentë për sigurinë amerikane për breza.

Na ndihmoni t’i mbajmë trupat amerikane jashtë rrezikut. Na ndihmoni të ndërtojmë një botë më të sigurt, më paqësore, më të begatë për fëmijët dhe nipërit tanë. Në Izrael, ne duhet të sigurohemi që ata të kenë atë që u nevojitet për të mbrojtur njerëzit sot dhe gjithmonë.

Paketa e sigurisë që po i dërgoj Kongresit dhe po i kërkoj Kongresit të ndërtojë është një shtesë e paprecedentë për sigurinë tonë që do të mprehë Izraelin, avantazhin ushtarak cilësor të mrekullueshëm për të cilin jemi angazhuar, atë avantazh ushtarak”, tha Bajden.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme