Bajden: Spitalet e Gazës duhet të mbrohen

Ndërsa lufta Izrael-Hamas vijon prej më shumë se 1 muaji, Presidenti i SHBA Xho Bajden (Joe Biden) ka deklaruar se spitalet në Rripin e Gazës duhet të mbrohen. Ai shpreson për veprime “më pak ndërhyrëse” nga Izraeli ndërsa tanket izraelite përparuan në portat e spitalit kryesor të enklavës së rrethuar.
“Është shpresa dhe pritshmëria ime që do të ketë më pak veprime ndërhyrëse”, tha Biden.
Stafi i spitalit pretendon se janë nën rrethim, se objekti është bombarduar shumë herë dhe se snajperët izraelitë qëllojnë njerëzit që largohen nga ndërtesa.
Izraeli i ka mohuar këto pretendime, por gjithashtu ka thënë se Hamasi po përdor një rrjet tunelesh nën spital, por nuk ka ofruar asnjë provë për këtë pretendim.
Al-Shifa ka mbetur pa karburant. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të dielën se “nuk po funksionon më si spital”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




