Balla: Koha që drejtuesit e Drejtorive Vendore të kenë një mandat 3-4 vjeçar

“Ka ardhur koha që drejtuesit e Drejtorive Vendore të kenë një mandat 3-4 vjeçar”, ka qenë kjo deklarata e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit.
Balla u shpreh se kjo gjë do të mundësojnë dhënien fund të lëvizjeve kaotike dhe garantimin e karrierës. Ministri u dha një mesazh edhe punonjësve të policisë, duke thënë se nëse duan karrierë, duhet të kenë integritet, gatishmëri dhe besueshmëri te publiku.
“Po punojmë çdo ditë për trajnimin e agjentëve të Mbikëqyrjes Policore.
Dua t’iu garantoj se procesi i vetëpastrimit të policisë, është jetik. Sa i përket aplikacioneve që ju përmendët, mund t’iu vë në dispozicion raportin e EUROPOL.
Jemi duke studiuar, në ligjin e policisë së shtetit, ka ardhur koha që drejtuesit e drejtorive vendore, që të kenë një mandat 3-4 vjeçar, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë. Nëse do të bësh karrierë në polici, duhet integritet, gatishmëri dhe duhet arritur besueshmëria e publiku te policia e shtetit”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




