Balla paralajmëron: Mos tentoni që ti shpëtoni gjobës duke korruptuar policinë rrugore sepse rrezikoni deri në tre vite burg!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka bërë thirrje drejtueseve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos tentojnë tu japin ryshfet punonjësve të policisë sepse rrezikojnë deri në tre vite burg.
Vetëm në 24 orët e fundit shkruan ministri Balla, janë kapur në shkelje tre shtetas që kanë tentuar t’u ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.
“Janë arrestuar në flagrancë tre drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Ndërsa numri i personave nën akuzë për këtë vepër penale ka shkuar deri më tani në 104. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Thirrja ime sot shkon për shkelësit e normave të qarkullimit rrugor”, shkruan Balla.
Ministri i Brendshëm apelon gjithë shoferët që kapen në kundërvajtje të mos tentojnë që ti shpëtojnë gjobës duke korruptuar policin sepse rrezikojnë deri në tre vite burg.
“MOS TENTONI MË T’I SHPËTONI GJOBËS DUKE KORRUPTUAR POLICIN! RREZIKONI DERI NË TRE VITE BURG”, shkruan ai.
Ndaj ministri ka nxitur qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.
Për këtë shkruan Balla, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Qytetarët presin nga ne zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit” shkruan ndër të tjera ministri Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



