“Ballkani i hapur” Rama interepelancë me Shehun: Nisma do vazhdojë, rrisim prodhimin e brendshëm me 6.7%!

Politikë | 5 vite më parë

Seanca e Parlamentit ka nisur me interpelancën e thirrur nga deputeti i PD-së Tritan Shehu me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”. Shehu tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme. “Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë” tha Shehu.

Por Shehu ka vijuar me akuzat duke thënë se kjo nisëm bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat drejt integrimit në BE. “Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievrpinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës.  Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat e drejt integrimit në BE.”- tha Shehu.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama sqaroi se me anë të kësaj nisme, po zbatohen piketat që kishin mbetur në letër nga Procesi i Berlinit. “Ballkani i Hapur nuk është një zëvendësim, as tjetërsim, as transformim në diçka tjetër i procesit të Berlinit apo i vetë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ballkani i hapur është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit, ku adresohet në mënyrë praktike domosdoshmëria që piketat e mbetura në letër të procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkërisht drejt realizimit të vizionit të këtij procesi si dhe adresohen po ashtu nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve e të prodhuesve, të përpunuesve apo të tregtuesve të këtij vendi”, nënvizoi Rama duke theksuar se nga kjo nismë përfitojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Nga foltorja e Kuvendit, ku iu përgjigj akuzave të Tritan Shehut, zoti Rama u shpreh se kjo nismë adreson nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve e tregtuesve. “Meqë thelbi i këtij debati është Serbia, nga 165 eksportues shqiptar në Serbi 57 janë frutash dhe perimesh që prej vitesh janë në aktivitet pavarësisht se çfarë diskutojmë ne apo se cila është panorama politike mbi të cilën ngrihen në mënyrë të nxituar hipotezat për të kundërshtuar zgjerimin e bashkëpunimit rajonal. Ideja e Procesit të Berlinit janë të qarta për të gjithë deh sa i takon Ballkanit të hapur dua tju informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar Procesin e Berlinit dhe kemi në kuadër të atij procesi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën e Malin e Zi për ‘one stop”në kufijtë tanë”tha kryeministri.

“Ne jetojmë në një hapësirë gjeografike që nuk e kemi zgjedhur dhe jemi në kushtet ku duhet të stimulojmë, prodhimet, eksportet dhe në ndërkohë këta stimuj kanë të bëjnë me një treg të fragmentarizuar duke bërë që. Vetëm në orët e pritjes i kushton vendeve 1% të Prodhimit të Brendshme të vendit. Ky kuadër i përbashkët rregullatorë nuk është as më shumë e as më pak sesa kuadri i përbashkët rregullator i BE, i ndërtua mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Pra kuadri rregullator është neutral ndaj gjithë arsyeve politike të një vendi apo një vendi tjetër. Për të kaluar transit në Malin e Zi vetëm kostoja për kontrollin veterinar është 80 euro, plus 20 euro për agjencinë doganore, dmth 100 euro çdo kalim dhe nuk flas për koston e kohës së pritjes.
Mekanizimi i Ballkanit të Hapur dhe të gjitha marrëveshjet që ne po bëjmë, disa prej të cilave do firmosen këtu në Tiranë para festave, do të bëjnë që lehtësia që do t’u krijohet të gjitha kompanive, rreth 500 kompani shqiptare të jetë eksponenciale në raport me vështirësitë që kanë sot”, tha kryeministri Rama.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme