Bardhi: Berisha i dëshpëruar, bën thirrje për dhunë

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i përgjigjet sërish Sali Berishës për protestën e 8 janarit. Ai thotë se kjo protestë ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij.

“Vullnetit të shumicës dërrmuese të demokratëve, të të gjithë institucioneve të partisë, Berisha po përpiqet që t’i mbivendoset me retorikë përçarëse, ushqimi i përditshëm që Berisha i ofron demokratëve janë skena teatrale që synojnë të dëmtojnë PD, mashtrime që sa më shumë kalon koha aq më të pabesueshme bëhen, Thirrja për protestën e PD, për shkak se po lyhen muret e godinës, është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një demokrati, ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij. Nga 9 shtatori nga goja e tij keni dëgjuar akuza me qëllimin që ta shndërrojë PD në mburojë dhe në shërbim të hallit të tij personal”, tha Bardhi. 

Ai akuzoi Berishën se po bën thirrje për dhunë dhe përplasje mes demokratëve.

“Në 31 vite politikë ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin personal. Faktet e manipulimit qesharak edhe të farsës së quajtur referendum tregojnë braktisje që e shtyjnë drejt thirrjes për dhunë dhe përplasje mes demokratëve si mënyra idealet dhe më e mirë për t’i dhënë frymëmarrje qeverisë së Edi Ramës”, tha Bardhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme