Basha: Berisha, Rama dhe Meta bashkë në luftën për shkatërrimin e Partisë Demokratike

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i PD në opozitës Lulzim Basha ka sulmuar sërish ashpër kundërshtarët e tij politikë  Berisha, Rama dhe Meta. Gjatë një takimi me përkrahësit e tij ai tha se ata janë bashkë në luftën për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“Kalorësit e apokalipsit, Njëri koordinon sulmin kundër Partisë Demokratike, tjetri e financon Foltoren dhe flet me gjuhën e Foltores edhe në Parlament, edhe në qeveri, edhe në ekran, tjetri e zbaton planin për të shkatërruar Partinë Demokratike”, tha Basha.

“Njerëzit që kanë bere biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën me Edi Ramën duke kompletuar ditë për ditë kundër demokrateve dhe kundër shqiptareve. Shpifje, linçime, palo burrëllëk”, tha Basha.

Lidhur me zgjedhjet e reja në 6 bashki zoti Basha nuk u prononcua rreth përgatitjeve të opozitës, por tha se pushteti vendor pas 30 e ca vitesh demokraci ka degraduar dhe është më i përqendruar se kurrë në grushtin e disa çifligarëve që as bashkiakë nuk meritojnë të quhen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme