Basha i përgjigjet Ramës: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ditën e sotme kryeministrit, Edi Rama. Me një citim të Gjergj Fishtës ai i përgjigjet Ramës, teksa ky i fundit e etiketoi si marrëzi atë që po ndodh brenda selisë blu. Gjatë intervistës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se ditët e para të janarit shqiptarët do të shikojnë, sipas tij, “Estradën e turpshme që do të ndodhë brenda PD-së”. Kryeministri tha se policia do të distancohet nga gjithçka që ndodh brenda selisë blu. Zoti Basha e quan injorancë reagimin e kryeministrit:

“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.” At Gjergj Fishta”, shkruan Basha në twitter.

 

“Prisni estradë brenda PD”/ Basha i përgjigjet pa humbur


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme