Basha kandidat për kryeministër? Kthupi: Është herët, s’mund të flasim pa koalicione

Politikë | 2 vite më parë

Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi, deklaroi se në këto momente është ende herët për të folur se kush do të jetë kandidati për kryeministër i opozitës në zgjedhjet e ardhme parlamentare.

Sipas tij, fillimisht do të ecet me logjikën e krijimit të koalicioneve parazgjedhore mbi bazë programesh të njëjta ose të përafërta, dhe jo mbi bashkime mekanike, dhe më pas do të gjykohet për kandidatin për kryeministër.

“Nëse shkojmë në koalicione do shkojmë mbi bazë programesh jo sepse njoh këtë apo atë. Shkohet në koalicion ose me programe të njëjta, ose të përafërta. Më pas diskutohet për kandidatin për kryeministër. Nuk mund të them në këtë moment nëse do jetë apo jo Basha kandidat i opozitës për kryeministër. Kemi ndarje thelbësore me Rithemelimin në qëndrimin ndaj korrupsionit. Kandidati për kryeministër diskutohet më pas, pasi të gjendet konsensusi për kandidatin. Basha ishte kryetar i partisë më të madhe të opozitës dhe ishte normale që të ishte kandidat. Por sot ka një ndryshim. Nuk ka deklarata publike nga Basha se do jetë ai kandidati për kryeministër, sepse ende është shumë herët. Nuk është saktësuar sistemi elektoral. Nëse do ishte bërë reforma mund të kishte një figurim më konkret.”, tha Kthupi.   

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme