Basha në Dibër, prezanton propozimet për Reformën Zgjedhore: Të vendosur për tu bërë zëri i qytetarëve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte në Dibër këtë të diel (22 tetor) ku prezantoi propozimet për Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh se sipas tij për dy vite me radhë, Partia Demokratike nuk ishte aty ku e duan qytetarët, pra pranë njerëzve dhe halleve të tyre, ndaj ai shprehu vendosmërinë e partisë për të dalë nga kjo gjendje limotie, siç ai e konsideron dhe për t’i ofruar shqiptarëve një pushtet të drejtë, me zërin e vetë qytetarëve.
“Për dy vite me radhë, Partia Demokratike nuk ishte aty ku e duan qytetarët, pranë njerëzve dhe halleve të tyre, zëri ynë nuk u dëgjua për të mbrojtur dhe denoncuar paudhësit dhe padrejtësitë në kurriz të qytetarëve. As për të shpalosur alternativa ndaj një pushteti të lodhur, të korruptuar deri në palcë pa zgjidhje por vetëm me probleme për ta. Por në 29 korrik dhe më as në Kuvendin e 2 shtatorit, demokratët morrën vendimet. Vendimet për të dalë nga kjo gjendje limontie, për të dalë dhe një herë si një alternativë dhe si një opozitë para shqiptarëve në radhë të parë me vendosmërinë për t’u bërë zëri i tyre, dhe për të përçuar zërin e tyre kudo dhe së dyti me vendimin për të rindërtuar dhe një herë alternativën e një pushteti të drejt, nga njerëzit dhe për njerëzi“ u shpreh Basha.
Kreu i PD-së shtoi më tej se politika është i vetmi instrument për të ndryshuar e për të ngjallur shpresën dhe për ti bërë gjërat më mirë.
“Në funksion të interesit publik dhe interesit Kombëtar, në përputhje dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë strategjik euro-atlantik. Ky është një proces që natyrisht merr kohë, por mbi të gjitha është një proces i cili ka nevojë dhe duhet të ngjall shpresën kudo. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim real jo artificial.
Dibra ka nevojë për ndryshim real, Shqipëria ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Dhe instrument tjetër, përveç angazhimit politik nuk ka. Një nga hiletë, jo vetëm të këtyre dy viteve, por tash sa kohë, është mërzia gjoja me politikën si proces.
Kjo është një hile për t’i larguar njerëzit nga angazhimi politik. Sa më shumë të largohen njerëzit nga angazhimi politik, aq më shumë zgjatet jeta në pushtet e atyre që qeverisin. Kjo është një aksiomë e njohur botërisht. Ndaj të parët dhe më të interesuarit për t’i çmotivuar, për t’i demotivuar, për t’i larguar, për t’i çangazhuar dibranët dhe shqiptarët nga angazhimi politik, janë ata që sot kanë pushtetin.
Sa më pak dibranë, sa më pak të rinj dhe të reja të Dibrës, Bulqizës, Matit dhe të gjithë Shqipërisë, të kenë një interes dhe një angazhim politik, aq më e garantuar është vazhdimi i keqqeverisjes. . Edhe politika nuk është e keqe në vetvete.
Në fakt është i vetmi instrument për të ndryshuar, është i vetmi instrument për t’i bërë gjërat më mirë, të mirë a të keqe, politikën e bëjnë njerëzit, e bëjnë politikanët” tha Basha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




