Basha në konferencën për mediat: 2021 një vit i mbrapshtë për shqiptarët

Kryedemokrati Lulzim Basha, në konferencën për mediat të fundit për 2021, e ka cilësuar vitin qe po leme pas si “të mbrapshtë për shqiptarët”, ku përmend një prej skandaleve më të mëdha, që ka të bëjë me inceneratorët.
“2021 një vit i mbrapshtë për shqiptarët. Skandali i nxjerrjes së pagave, konfirmon se më të paguarit janë ato që kanë përfituar koncesione, nuk janë njerëzit që prodhojnë apo ofrojnë shërbime, apo që eksportojnë produktet shqiptare, por që paguhen me taksapaguesit më të varfër për një aferë korruptive. Ngado të sillet ai që sot zë vendin e kryeministrit, pas masakrës zgjedhore, nuk ka nevojë për retorikë, nuk ka shqiptarë se e vërteta është ajo që ne kemi thënë, që skema e inceneratorëve është skenë kriminale e politikanëve dhe e mafias shqiptare dhe për t’i përdorur një pjesë të parave në zgjedhje për të ndalur ndryshimin”, tha Basha.
Kreu i PD renditi tre mënyra për pastrimin e politikës: reforma e thellë zgjedhore, duke përfshirë dhe Kushtetutën; drejtësia të bëjë përpara dhe vettingu në politikë.
“Pastrimi i politikës përmes 3 mënyrave, së pari zgjedhjet. Patronazhistët, një konfirmim i partisë-shtet, u konfirmua nga afera e inceneratorëve. Çlirimi i zgjedhjeve nga rrethimi i shumëfishtë, nuk mund të kryhet vetëm me disa hapa korrektivë, me ligjin e reformës zgjedhore. Kërkohet një reformë e thellë e cila të përfshijë dhe Kushtetutën. Një reformë e tillë kërkon dhe shoqërinë. Ky është një kusht pa të cilin nuk mund të ecet përpara, arsyeja kryesore që PD ndodhet në një parlament që nuk përcakton vullnetin e qytetarëve, ku pakica është shumicë jo prej votës së shqiptarëve por prej masakrës zgjedhore. E dyta mënyrë është që drejtësia të bëjë përpara. Hapat e parë janë inkurajues. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe më shpejt, transparencë brenda kushteve të sekretit hetimor dhe hapi i tretë është vettingu i politikanëve. Iniciativa jonë nuk është për të larë gojën. Bashkë me ligjin antimafia, janë mënyra e vetme për të çliruar Shqipërinë”, deklaroi Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




