Basha në parlament: Krimi i organizuar ka sekserë në qeveri!

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka përsëritur të enjten në parlament deklaratën e njohur se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Sipas tij nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Basha tha se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë. 
“Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës duke goditur konkurencën dhe ekonominë. Asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk përballet dot sipas rregullave të tregut, sepse qeveria i përgjigjet klaneve të drogës. Këto janë të evidentuara nga DASH dhe Këshilli i Europës. Shqipëria është në zonën gri të vendeve për pastrim parash. Sipas DASH citoj ‘Shqipëria mbetet e pambrojtuar për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta qeveritare. Rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në 2017-2019 nuk justifikojnë paratë. Janë pastruar 1.6 miliardë euro para të pista përmes ndërtimit. Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni” tha kreu i PD Lulzim Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme