Basha një ditë para kuvendit të PD : “Zgjedhim të ardhmen!”

Politikë | 5 vite më parë

Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha ka postuar një video mesazh. Slogani i tij është  “Zgjedhim të ardhmen!”.
Prej disa muajsh PD më e madhja e opozitës është përfshirë nga zhvillime intensive.
Kjo pasi DASH shpalli “non grata” ish kreun e PD dhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, për akte korrupsioni që minojnë demokracinë. 
Ky vendim u shoqërua me largimin e tij nga grupi parlamentar i PD prej kreut të PD Basha.
Kjo solli trazira brenda kësaj partie, ku deputetët dhe anëtarët e saj u ndanë në dy pjesë, në mbështetës të Sali Berishës një lideri historik të kësaj partie dhe në mbështetës të Lulzim Bashës i cili aktualisht mban vulën dhe kryesimin e PD-së.
Berisha inicioji mbledhjen e kuvendit kombëtar dhe kërkoi shkarkimin e Lulzim Bashës, ndërsa ka shpallur hapur synimin për të rimarrë kryesimin e PD. 
Më 18  dhjetor ka thirrur një referendum për shkarkimin e Bashës nga anëtarët e partisë.
Pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për PD dhe fatet e dy figurave kryesore të kësaj force politike Berisha dhe Basha.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme